Blushi: Me 5 Prioritetet e PL-së për 4 milion shqiptarë plus ndalim shpopullimin dhe shndërrojmë Shqipërinë në fuqi eksportuese
Sot PL ka mbedhur tryezën e partisë me temë ''Shpopullimi i Shqipërisë''. Blushi u shpreh se me 5 Prioritetet e PL-së për 4 milion shqiptarë plus ndalim shpopullimin dhe shndërrojmë Shqipërinë në fuqi eksportuese
Blushi: Përgëzime për organizimin e kësaj tryeze, për një nga temat më shqetësuese të dekadës së fundit për vendin tonë, për më tepër që po trajtojmë një temë si shpopullimi, që është një nga dramat më të mëdha, për të mos thënë drama më e madhe që i ka ndodhur vendit tonë dhe vetëm për një arsye, për shkak të keqqeverisjes së "Rilindjes" në këto 11 vite, që ka zbrazur Shqipërinë më keq se cdo armik tjetër i Kombit tonë.
Në këtë udhëkryq të rrezikshëm ku ndodhet sot vendi, lufta e vërtetë patriotike dhe e pakompromis e qytetarëve është të zgjedhin mes diktaturës dhe lirisë.
Sepse sot më shumë se kurrë të gjithë së bashku kemi nevojë për të mbrojtur lirinë, lirinë tonë dhe liritë e çdo qytetari nga dhunimi më i egër që i ka ndodhur lirive, te drejtave por edhe dinjitetit njerëzor, nga një regjim mafioz që ka kapur të gjitha Institucionet e vendit, ka kapur jo vetëm Qeverinë, ka kapur Parlamentin, ka kapur Institucionet e Pavarura dhe ka kapur për fat të keq edhe Drejtësinë duke asgjesuar jo vetëm liritë, por për fat të keq edhe shpresën e qindra- mijëra të rinjve, të cilët vijojnë të largohen në mënyrë dramatike nga vendi.
Narkoshteti dhe Narkodrejtësia kanë kaluar vijat e kuqe nëpërmjet platformës dhe axhendës së tyre që si qëllim parësor nëpërmjet asgjësimit demokracisë, të Shtetit Ligjor dhe pluralizmit politik ka në vetvete Shpopullimin e Shqipërisë.
Rrwmbimi terrorist dhe arrestimi i paligjshëm i Presidentit tw Partisë së Lirsië, Ilir Meta, burgosja politike e deputetit tw PD, Ervin Salianji, ndalimi politik pa prova i liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr Sali Berisha, rrëmbimi dhe burgimi politik i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, shantazhet, kërcënimet dhe hetimet politike të SPAK-ut të Dumanit ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës janë dëshmi e qartë se jetojmë në një regjim mafioz që vijon cdo ditë me një agresion dhe terror të pashembullt jo vetëm nëRajon por edhe në Kontinentin tonë, ndaj lirive dhe të drejtave themelore të njeriut përfshi edhe dinjitetin njerëzor.
Presidenti Meta wshtw nw qeli për shkak të bindjeve të tij politike dhe kërcënimit që ai vet si Lider i forcës së dytë më të madhe Opozitare në vend përfaqëson për këtë regjim mafioz që ka si agjendë kryesore shpopullimin e vendit dhe zhbërjen e identitetit kombëtar dhe cënimin e interesave kombëtare.
Në vijim të misionit antikombëtar për shpopullimin e Shqipërisë, “Rilindja” ka nisur një agresion të paparë ndaj familjes shqiptare dhe vlerave të saj.
Edi Rama apo “Prindi 1” dhe Erion Veliaj apo “Prindi 2” janë vënë në krye të zbatimit të axhendës monstruoze për të sulmuar në qelizë familjen shqiptare nëpërmjet krijimit me ligj të posaçëm të fermave të surrogacisë dhe të promovimit, si në rastin e Bashkisë së Tiranës, të familjeve të jashtëligjshme dhe të tjera perversiteteve, sidomos ndaj fëmijëve të mitur, si skenat e pahijshme që u organizuan zyrtarisht muaj mw parw në liqenin e Tiranës.
5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus nuk janë thjesht një platformë partiake dhe ideologjike, por një platformë patriotike për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina ku po rrëshket me shpejtësi.
Degradimi i shtetit të së drejtës ecën paralelisht me degradimin e ekonomisë.
Kosto e jetesës është e papërballueshme dhe në rritje të pandalshme, dhe bashkë me vrasjen e mundësive dhe shpresës nga keqqeverisja, ka nxitur shpopullimin dramatik të vendit.
Sipas EUROSTAT, për vitin 2023 Shqipëria u rendit e treta në botë për kërkesat për azil, në raport me popullsinë duke lënë pas edhe Afganistanin.
Pra një shqiptar nën regjimin e Edi Ramës dhe “Rilindjes” ndihet sot më i pashpresë se një qytetar afgan nën regjimin e Talebanëve.
Kosova, edhe pse një shtet shumë i ri dhe me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, rezulton të ketë tregues katërfish më pozitivë se sa ne, në raport me shpopullimin, si rezultat i masave efektive ekonomike që ka ndërmarrë Qeveria patriotike e Albin Kurtit për të frenuar largimin e qytetarëve.
Partia e Lirisë, ka objektiv të saj madhor Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
Kjo do të mundësohet nëpërmjet vënies sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona, që mes shumë masave konkrete ekonomike, financiare, sociale dhe kulturore të rimëkëmbjes së kombit padyshim kanë prioritet absolut fuqizimin e familjes shqiptare dhe veçanërisht mbështetjes me programe të posaçme të nënave të reja dhe familjeve të reja.
Qëllimi primar dhe prioriteti kryesor i Partisë së Lirisë në qeverisje do të jetë ngritja e standardit jetësor të shqiptarëve që në mandatin e parë.
Për të arritur këtë objektiv ne do të forcojmë arkëtimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit, do të përmirësojmë efikasitetin e shpenzimeve të parave publike dhe do të zvogëlojmë në zero korrupsionin në prokurimet publike.
Dhe përmes programit tonë ne do të garantojmë një rritje të eksporteve në masën mbi 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga vetëm 8% që është sot dhe nga 57% që e ka sot Maqedonia e Veriut fqinje, që nuk ka as dalje në det dhe nga 70% që është mesatarja e vendeve të BE-së.
Për Partinë Lirisë një prioritet shumë i rëndësishëm mbetet shndërrimi i Shqipërisë në një fuqi të vërtetë eksportuese nga një gropë importuese e të gjithë prodhimeve të skaduara dhe sidomos të «bananeve» nga Kolumbia, duke thyer çdo rekord botëror.
Prioriteti 1 Ndalimi i shpopullimit
Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes.
Do të trefishohet bonusi i bebes.
Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë ulje taksash në pagë dhe të ardhura.
Kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti.
Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura;
Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë.
Shpenzimet për ushqime bazë do të rimbursohen 5%. Shpenzimet për “shportën e bebes” do të rimbursohen 10%.
Mbështetja falas me ushqimin dhe suplementet ushqimore të domosdoshme, për gratë shtatzëna të familjeve në gjendje varfërie e papunësie, gjatë shtatzënisë dhe deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës.
Reduktim i vdekshmërisë foshnjore dhe nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën.
Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna për të mundësuar të ardhurat e domosdoshme për përballimin e shtatzënisë së sigurt dhe të shëndetshme.
Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore deri në 1 vit për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë, për një periudhë 1-vjeçare, për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
Mbulimi i plotë falas i të gjitha barnave përfshirë edhe ato që nuk janë pjesë e Listës së Barnave të Rimbursueshme për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1-vjeçare.
Pagesa e Kujdestarëve gjatë shtatzënisë.
Sigurim i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte, shkolla e ambiente rekreative për çdo fëmijë.
Sistemi i kateringut në kopshte dhe shkolla.
20,000 euro grant për çdo të ri deri në 25 vjeç që fillon biznes social apo start-up.
Partia e Lirisë do të bëhet një kështjellë më e madhe dhe më e fuqishme e mbrojtjes së sovranitetit të popullit dhe të shtetit, si edhe kundërshtare edhe më e ashpër e Narkoregjimit sorosist.
