Parashikimi i zymtë i Bushatit për Shqipërinë pas zgjedhjes së Trump: Autokracia do të forcohet!

Analisti Andi Bushati bëri një parashkim të zymtë për Shqipërinë pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se autokracia që ndërtoi administrata demokrate do të forcohet, ndërsa u shpreh se për Kosovën ka më shumë frikë.

“Kur opozita e Berishës kishte përballë Fatas Nanon dhe dilnin me parullat e 3 B-ve, Berisha, Berluskoni, Bush, përfundoi që Nano u bë aleat me Berluskonin  dhe vajti takoi Bushin në Shtëpinë e Bardhë. Këto fantazma duhet të marrin fund.

Ne kaluam një 4-vjeçar të Ambasadës Amerikane që intaloi një regjim autokratik, me ndihmë amerikane. Çdo njeri përpiqet të mendojë që do të ndryshojë diçka atje.

Administrata e kaluar që përdori si çifte reformën në drejtësi, kam frikë se me Trumpin do të përfundojë. Trump edhe si sovranist do të thotë që çdo vend të zgjidhë problemet e veta.

Autokracia që ndërtuan demokratët do të forcohet. Për të mos folur për Kosovën, për të cilën kam më shumë frikë”– tha Bushati