''Produkti sot flet kundër Reformës në Drejtësi'', Visha: KLP, KLGJ e ILD drejtohen nga njerëz që s'dinë rrugën për prokurori
Avokati, Saimir Visha i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se produkti sot flet kundër Reformës në Drejtësi dhe ILD, KLP apo KLGJ drejtohen nga njerëz që nuk e dinë rrugën për në prokurori.
Visha: Reforma nuk prezupozonte heqjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe emërimin e disa njerëzve të tjerë duke shtuar artificialisht anën jo profesionale.
Kemi sot, po vuajmë për atë anë profesionale ku Reforma ka përjashtuar nga sistemi i Drejtësisë përveç se disa që mund të kontrolloheshin lehtësisht, por preku dhe gjyqtarë e prokurorë shumë të aftë profesionalisht.
Produkti sot flet kundër kësaj reforme.
A duhet ndërhyrë?
Duhet emergjente.
KLP, KLGJ dhe ILD janë produkt i kësaj reforme, dhe sot drejtohen nga njerëz që mund të jenë 100 herë të aftë si pedagog, por nuk dinë rrugën për në prokurori apo në gjykatën e GJKKO.
Nuk e dinë fare, pra ata emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e njohin fare dhe nuk dinë godinën.
