Komuniteti Politik Evropian në Budapest, Rama takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 17:11
Kryeministri Rama ka takuar në Budapest ditën e sotme shefin e NATO-s Marc Rutte dhe më tej u takua me kryeministrin e Holandës Dick Schoof në një takim bilateral.
Në takim Rama ishte i shoqëruar nga ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni dhe nga deputetja Etilda Gjoni.
Rama ndodhet në kryeqytetin hungarez në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian së bashku me liderë të tjerë të Europës dhe BE-së, ndër të cilët është edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
