Reforma në drejtësi, Topalli: Është krijuar ideja sikur edhe masat e arrestit i jep vetëm SPAK-u...
8 vjet pas nisjes së reformës në drejtësi është koha për të bërë një bilanc. Nuk ka qenë një rrugë e lehtë, rruga e miratimit të reformës në drejtësi siç nuk është e lehtë asnjë reformë që synon reformim tërësor të sistemit për të bërë kapërcime të mëdha, siç qenë ato që ndodhën në reformën në drejtësi.
Por sa ja mbërriti që kjo reformë të realizonte synimet e qëllimin e vet për të krijuar institucione drejtësie të pavarura e të pandikuara dhe a është produkti i sotëm ai që pritej nga shoqëria shqiptare edhe për shkak të veprimit të institucioneve të reja të drejtësisë?
Për të folur rreth kësaj teme e ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte gazetarja Aida Topalli.
"Deri tani, të paktën opinioni publik është mbushur me idenë se reforma në drejtësi është vetëm Prokuroria e Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Madje as Gjykata e Posacme jo, pra nuk e dinë fare që egziston një Gjykatë që këto pretenca që dërgon prokuroria, i firmos i kalon për gjykim dhe jep disa masa arresti. Është krijuar ideja sikur edhe masat e arrestit i jep vetëm SPAK-u.
Kur në fakt reforma në drejtësi është shumë më e gjërë. Kemi Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, e një ndër to ishte një Prokurori që do të vinte posaçërisht duke hequr dhe duke zhbërë Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të sjellë një Prokurori të posacme që do të hetonte vetëm krimin e organizuar dhe korrupsionin e funksionarëve të lartë shtetërorë", tha Topalli.
