Fitorja e Trump, gazetarja e VOA-s: Demokaratët po mundohen të gjejnë arsyen e humbjes së "bastioneve"
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte Klementina Cenkollari, gazetarja e Zërit të Amerikës, për të folur sesi po shihet rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
"Për Republikanët cilësohet një rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka siguruar një mandat të dytë në një rezultat që nuk parashikohej në anketimet përpara datës 5 nëntor.
Të dhënat e fundit tregojnë se ai ka marrë 277 nga 270 votat e nevojshme për të marrë fitoren e presidencës. Bëhet presidenti i dytë në historinë Amerikane që është zgjedhur në dy mandate jo të njëpasnjëshme që nga viti 1982.
Kanë mbetur ende disa vota pa u numëruar. Kampi demokrat po përpiqet të gjejë arsyet e humbjes dhe të paraqitjes së dobët krahasuar me kohën kur kandidonte Biden dhe si është e mundur që në ato zona elektorale apo në shtetet ku kanë fituar tradicionalisht demokratët, nuk ndodhi në këtë proces zgjedhor", u shpreh Cenkollari.

