Trump e k*rcënoi me tarifa të larta për emigrantët/ Presidentja e Meksikës uron republikanin për fitoren: Do kemi marrëdhënie të mira, i bindur për...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 16:44
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum uroi Donald Trump për fitoren e tij. Gjithashtu Claudia Sheinbaum thotë se fitorja e Trump nuk është shqetësim për vendin e saj.
“Do të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur për këtë," tha ajo.
Herën e fundit që Trump ishte president, ai u zotua të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në SHBA. Ai tani ka premtuar se do ta përfundojë kur të hyjë sërish në detyrë. Po ashtu ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të larta për vendin nëse nuk i ndalon emigrantët të kalojnë në SHBA.
