Fitorja e Trump/ Hajdini: Ditë feste për SHBA-në, Trump arriti rezultate të paparashikueshme
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 17:40
Profesori, Ilir Hajdini në një intervistë në Ora News u shpreh se për fitoren e Trump është një ditë feste për SHBA dhe se rezultatet që i arritit Trump ishin të paparashikueshme.
Hajdini: Mendoj se kjo është një ditë feste për shumë qytetarë amerikanë dhe për SHBA në përgjithësi.
Meqenëse se së pari nuk kishte ndonjë incident që ia vlente të përmendet gjatë këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu për faktin që rezultatet që i arriti Trump thuajse ishin të paparashikueshme për shumicën e analistëve.
Duke marrë vota edhe nga minoritete dhe etnitete të ndryshme, si dhe nga votues të moshave të reja gjë që ishte surprizë për shumicën e analistëve politikë.
