Rikthimi mahnitës i Trump/ Myrtezaj: Garë e fortë, përpjekja për at*ntat nxiti ndjeshmëri tek votuesit...

I ftuar mbrëmjen e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte profesori i diplomacisë në Paris, Valon Myrtezaj, për të folur për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

"Trump fitoi, pra ishte një rikthim pothuajse mahnitës sepse gara ka qenë shumë e ngushtë, ndërmjet Harris dhe Trump. Edhe pse nuk kanë përfunduar numërimet, aktualisht Trump ka fituar, ka arritur atë shifrën magjike të 270 kolegjeve elektorale. Natyrisht janë shumë gjëra që kanë bërë të mundur këtë. Fushata e prestidentit Trump ishte e përqëndruar në shumë gjëra, por emigracioni, çështjet rreth abortit, politika e jashtme amerikane, të gjitha këto si duket kanë bërë që votuesi amerikan të motivohet dhe ta votojë edhe një herë. Gjatë fushatës ishte dhe ai incidenti, apo përpjekja për atentat dhe kjo nxit emocion dhe ndjeshmëri tek secili votues republikan", tha Myrtezaj.