Trump rikthehet president/ Mediu: Ishte e pritshme, ja çështjet që kanë qenë primare për amerikanët
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 16:43
Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë në Ora News u shpreh se fitorja e Trump ishte e pritshme dhe se rezultati ishte i ngushtë.
Mediu: Ishte e pritshme edhe pse sondazhet tregonin që ka qenë një rezultat i ngushtë sipas pritshmërive.
Edhe nga ata që quheshin që kryenin sondazhet e Republikanëve kur na prezantuan, gara ishte e ngushtë.
Megjithatë ka pasur një surprizë të madhe për mënyrën se si është zhvilluar që tregon disa çështje kanë qenë primare në vendimarrjen e qytetarëve amerikanë.
Në mënyrë të veçantë përsa i përket ekonomisë, taksave, çështjeve të sigurisë.
