Krisafi: Fitorja e Trump këtë radhë ishte e pastër, është një lloj mandati i plotë popullor që ka

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në Ora News u shpreh se Fitorja e Trumpit këtë radhë ishte një fitore e pastër dhe është një lloj mandati i plotë popullor.

Krisafi: Ka një gjë që ndodh gjithmonë në zgjedhjet amerikane, që gara gjithmonë duket e ngushtë por në fund përfundon në një situatë të tillë.

Sepse është mënyra se si bëhen sondazhet, sondazhet kombëtare është popullsi shumë e madhe dhe sondazhet kombëtare nuk arrijnë dot të kapin nuancat që kanë zgjedhësit.

Fitorja e Trumpit këtë radhë ishte një fitore e qartë e pastër dhe është një lloj mandati i plotë popullor që ka.

Nuk e ka pasur mandatin popullor kur ka fituar në 2016.

Kishte votat e Kolegjit por jo mandatin popullor.