Udhëheqësit e botës arabe urojnë Trump për fitoren

Udhëheqësit dhe monarkët në të gjithë botën arabe uruan sot Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhje, mes pasigurisë se si presidenca e tij do të ndikojë në konfliktin në Lindjen e Mesme.

“I uroj Trump sukses në arritjen e interesave të popullit amerikan”, tha presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi.

“Në funksion të rrethanavekritike në botë, bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Egjiptit, i cili së bashku me Izraelin është ndër marrësit më të mëdhenj të ndihmës ushtarake amerikane, mbetet veçanërisht i rëndësishëm”, tha ai.

Egjipti është një ndërmjetës i rëndësishëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman e përshkroi SHBA-në si një partnere kyçe për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe rajonin.

Baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme ndodhet në Katar.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgoi Trumpit “urimet e tij më të ngrohta” për fitoren e zgjedhjeve.

Ai tha se pret me padurim bashkëpunimin e rinovuar në shërbim të paqes rajonale dhe globale. Jordania është një aleat i rëndësishëm i SHBA-së.

“Unë shpresoj se administrata e re amerikane do të nxisë stabilitetin e nevojshëm dhe dialogun konstruktiv në rajon”, shkroi presidenti irakian, Abdul Latif Rashid në X.

Urimeve të tyre iu bashkuan edhe mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdelaziz, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.