Donald Trump president i 47-të i SHBA-ve, Bejkollari: Ka korrur një fitore spektakolare, nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë

Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve. Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.

Marjola Bejkollari, nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në një lidhje me “skype” nga SHBA-ja në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi janë numëruar mbi 80% e votave duket se Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.

“Deri tani Trump duket se ka fituar bindshëm, ndaj nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë në numërimin e votave popullore”, u shpreh Bejkollari.

Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.

Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland.

Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat.

Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.

INTERVISTA E PLOTE ME MARJOLA BEJKOLLARIN