Demoralizim total në kampin demokrat, Kamala Harris anullon fjalimin

Kamala Harris anullon fjalimin e saj!

Bashkëkryetari i fushatës së Kamala Harris, Cedric Richmond iu drejtua turmës së mbledhur për natën e zgjedhjeve në SHBA, (në orën 01:00 me orën lokale), duke thënë se zëvendëspresidentja nuk do të flasë sonte, detaj ky qëtregon një demoralizim në kampin demokrat.

“Kemi ende vota për të numëruar. Kemi ende shtete që nuk janë marrë rezultatet. Ne do të vazhdojmë, brenda natës, të luftojmë për të siguruar që çdo votë të numërohet, që çdo zë të dëgjohet. Kështu që ju nuk do të dëgjoni nga zëvendëspresidentja sonte një ffjalim, por do të dëgjoni nesër”, tha Richmond.

Aktualisht, (ora 07:07 në Shqipëri) Trump kryeson me 248 vota elektorale, ndërsa Harris 216.

Demoralizim total në kampin demokrat, Kamala Harris anullon fjalimin