“Bëni zërat tuaj të dëgjohen” dhe “Bëni Amerikën të madhe përsëri” – Harris dhe Trump reagojnë në X
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 13:31
Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në X që kur u hapën qendrat e votimit në SHBA pak më shumë se një orë më parë.
“Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Vota juaj është zëri juaj dhe zëri juaj është fuqia juaj.”, shkruan ajo.
Ndërsa Trump ka postuar një video rrugëtim të fushatës së tij elektorale, ku thuhet se 4 vite më parë Amerikan zgjodhi rrugën e gabuar.