Ernest Muçi nuk ndalet në Turqi, sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë radhazi
Ernest Muçi nuk ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë radhazi duke u shndërruar në një lojtar kyç për Beshiktashin.
Gjithsesi ekipi i tij nuk arriti të fitonte duke humbur në stadiumin e vet me rezultatin 3 me një me Kasimpashan.
Ishte Muçi që shënoi i pari duke kaluar vendasit në avantazh. Asistin e marrë nga krahu I majtë e shndërroi në gol të realizuar në minutat shtesë të lojës.
Megjithatë duket se miqtë arritën të merrnin në dorë frerët duke barazuar në minutën e 54 e më tej edhe në të 70 e duke e mbyllur lojën me golin e tretë në të 88.
Vendasit krijuan të paktën 11 raste, por vetëm në tre gjuajtje topi ishte në kuadrat por pa mundur të kalojë vijën fatale. Ndërsa miqtë nga katër gjuajtje tre I shënuan në rrjetë
Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Muçin, duke u bërë kështu përkrah Gedson Fernandes dhe Rafa Silva që kanë shënuar të njëjtin numër golash edhe pse ka luajtur 2 ndeshje më pak.
I vetmi futbollist që kalon Muçin sa i përket golave të shënuar është Çiro Imobile, i cili ka realizuar 8 të tillë deri tani.
Pavarësisht humbjes Beshiktash mban vendin e katërt në renditje edhe pse ka shënuar dy ndeshje me radhë. Renditja e ligës turke kryesohet nga Galatasaraj.
