Juventus mund 2-0 Udinezen, Milani mund me rezultat të ngushtë Monzën

Në "Bluenergy Stadium" të Udines, Juventus arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 ndaj Udineses. Në këtë mënyrë zonja e vjetër ka siguruar qëndrimin në garën për kryesimin e serisë a. 

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të, kur portieri i Udineses, Maduka Okoye, shënoi një autogol pas një gabimi. Më pas, në minutën e 37-të, Nicolo Savona dyfishoi avantazhin për Juventusin me një goditje të saktë brenda zonës.

Pas kësaj duket se asgjë nuk ndryshoi ndërsa miqtë zotëruan topin në 62 për qind të ndeshjes. Kjo fitore e ngjit Juventusin në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 8-të me 16 pikë.

Edhe Milan nis të japë shenja optimizmi për të mos thënë rezistente. Në Monza, triumfoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj vendasve. Goli erdhi në minutën e parë nga Rejinders në minutën e 43, ndërsa ndeshja u pa si e balancuar.

Miqtë arritën të qarkullonin topin në 57 për qind të përballjes ndërsa targetuan portën e Monzës në 7 raste kundrejt dy tentativave të venasve. Kjo fitore e man Milanin në mes të renditjes me 17 pikë ndërsa Monza qëndron në tre vendet e fundit se bashku me Leçen e Genoan.

Ndërkaq Napoli vijon të kryesojë ende i pashqetësuar i pasuar nga Interi, por me 4 gola diferencë.