Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën.
Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën. Një gol “alla Del Piero” nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që megjithatë nuk e shmangu humbjen 2 me 1 përballë Real Saragoza.
Luhej minuta e 84-rt e ndeshjes së vlefshme për javën e 13-të, kur Uzuni shfrytëzoi një krosim në zonë.
Goditja e papritur bëri që portieri të mos kishte asnjë mundësi të reagonte. Ky është dhe goli i gjashtë për këtë sezon për 29-vjeçarin në La Liga 2
Në ndeshjen e luajtur të shtunën ishte real Zaragoza që shënoi në minutën e parë më Ivan Azon I cili po ashtu arriti të dyfishojë në të 63.
Përballja vijoi me golin e Uzunit, ndërsa më tej ndeshja u bë edhe më e fortë. Një minutë më pas Jozwiak u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Granadën me 10 lojtarë. Ndërsa edhe në minutën shtesë dhe Sanchez u ndëshkua duke lënë fushë e blertë.
Me këtë rezultat Reeal Saragoza mbetet në vendin e tyre më 22 pikë ndërsa Granada në të tetin me 18 pikë por shumë larg kryesimit të renditjes që e mban racing me 30 pikë.
Megjithatë duket se aktivizimi dhe rezultati i Uzunit bën që Silvinjo të ketë sërish mundësi zgjedhje në përballjet e nëntorit në Nation League ku në datën 16 do përballet me Çekinë dhe në 19 nëntor me Ukrainën përballje që do të jenë në Air Albania.
