VIDEO/ Premier League, Arsenali mposhtet në transfertë nga Newcastle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2024, 15:53
Arsenali është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Newcastle, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier League.
Vendasit iu falën golit të Isak në minutën e 12-të të pjesës së parë.
Dhe pse rastet të tjera u krijuan nga të dyja skuadrat, asnjë prej tyre nuk përfundoi me gol.
Një humbje që mban Arsenalin 5 pikë larg Manchester Cityt që kryeson.
“Qytetarët”, si dhe Liverpooli, kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Kanë kaluar vetëm 10 javë në kampionat dhe diferenca me kreun sa vjen e shtohet për Arsenalin.