Lista e Brazilit, rikthehet Vinicius, por Doriva lë jashtë ‘yllin’ tjetër të Realit

Dorival Júnior zbuloi këtë të premte 23 të thirrurit për të përfaqësuar Brazilin në dy ndeshje të tjera në fazën kualifikuese për Botërorin 2026, e para në Venezuelë dhe e dyta kundër Uruguait, në shtëpi, gjatë muajit nëntor.

Rikthehet te “Seleçao” Vinícius Júnior, pasi mungoi në grumbullimin e fundit për shkak të dëmtimit.

Endrick është një nga emrat e mëdhenj që u la jashtë dhe vetë trajneri shpjegoi se mungesa e minutave te Reali ndikoi në vendimin e tij

Neymar ishte ende temë në konferencën për shtypin, ai po luan sërish për Al Hilalin, por trajneri brazilian kërkon durim, pavarësisht se ka siguruar që po i kushton vëmendje sulmuesit.

Trajneri 62-vjeçar dha edhe mendimin e tij për Topin e Artë, duke thënë se çmimin individual e meritonte lojtari i tij (Vinicius) dhe jo Rodri:

“Një situatë e padrejtë, sepse është çmim individual.

Asgjë kundër kujtdo që fitoi çmimin, përkundrazi, por Vinícius, për punën që bëri, duhej të kishte marrë një vëmendje tjetër.

Por çmimi më i madh që fitoi Vini ishte njohja dhe respekti i popullit të tij.

Shumica dërrmuese e popullit brazilian e kuptoi padrejtësinë që iu bë. Do ta kishte merituar plotësisjt çmimin”, përfundoi Doriva.

Këta janë 23 të thirrurit nga Doriva, me Murillon e Nottingham Forestit, që pritet të bëjë debutimin e tij te Brazili.

Portierë: Bento (Al-Nassr), Ederson (Manchester City) dhe Weverton (Palmeiras)

Mbrojtësit e krahut: Danilo (Juventus), Vanderson (Monaco), Abner (Lyon) dhe Guilherme Arana (Atlético Mineiro)

Në qendër: Éder Militão (Real Madrid), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (PSG) dhe Murillo (Nottingham Forest)

Mesfushorët: André (Wolverhampton), Andreas Pereira (Fulham), Bruno Guimarães (Newcastle), Gerson (Flamengo) dhe Lucas Paquetá (West Ham)

Sulmues: Estevão (Palmeiras), Igor Jesus (Botafogo), Luiz Henrique (Botafogo), Rodrygo (Real Madrid), Savinho (Manchester City), Raphinha (Barcelona) dhe Vinícius Júnior (Real Madrid)