Inzaghit i kthehen forcat, Asllani i shëruar plotësisht
Dy lajme të shkëlqyera për Simone Inzaghin nga stërvitja e kësaj të premteje. Calhanoglu dhe Acerbi i janë rikthyer punës me grupin, për këtë arsye do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e Interit në kampionat të dielën në mbrëmje kundër Venezias.
Gjithsesi, ata do të jenë në stol, me idenë për të qenë 100% në formë për ndeshjen e Champions League, të mërkurën në mbrëmje, kur Arsenali do të mbërrijë në “San Siro”, dhe për takimin e madh pasues kundër Napolit, më 10 nëntor.
Në këtë pikë, vetëm Carlos Augusto mbetet në infermieri, duke u përballur me një tendosje në muskulit të kofshës së majtë dhe pritet të kthehet në fushë pas pauzës së nëntorit.
“Stërvitja e parë u krye”, ka shkruar Calhanoglu në Instagram, duke postuar një foto të këmbës së tij kud duken shenjat e stërvitjes.
Edhe Asllani është shëruar plotësisht
Kundër Venezias, Inzaghi do të ndryshojë diçka për të matur forcën e tij me synimin për Ligën e Kampionëve dhe lajmi i madh mund të jetë mes shtyllave, ku Josep Martinez mund të bëjë debutimin e tij për zikaltrit, pasi mbërriti në verë nga Genoa për 13 milionë euro plus dy në formë bonusesh.
Në sulm, Taremi duhet t'i japë një frymë kapitenit Lautaro Martinez, i freskët nga zhgënjimi i vendit të shtatë në renditjen përfundimtare të Topit të Artë.
Në mesfushë, përfshirja e mundshme e Zielinskit nga minuta e 1 përkrah Frattesi dhe Mkhitaryan, me Barella fillimisht në stol dhe Dumfries-Dimarco në krah.
Në pjesën e pasme, përballë Martinezit, ka vend për Pavard. Dhe mbrëmja e së dielës mund të jetë gjithashtu koha për debutimin sezonal të Buchanan, më në fund gati pas dëmtimit të tibias, që e mbajti jashtë për katër muaj.
Inter - Venezia, formacionet e mundshme:

