Kapiteni i Interit/ Lautaro Martinez fiton çmimin 'Golden Foot' për vitin 2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 19:32
Tjetër çmim, vlerësim i rëndësishëm për Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit fitoi “Golden Foot” 2024, çmim ndërkombëtar i krijuar në vitin 2003, i cili iu jepet futbollistëve të dalluar për cilësinë, klasin dhe sukseset e arritura.
Lautaro, i cili sezonin e kaluar fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, duke vendosur finalen me golin ndaj Kolumbisë, fitoi titullin e Serie A dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, pason Robert Lewandowski (fitues i edicionit të fundit të çmimit), duke lënë gjurmë të pashlyeshme në “Walk of Fame” të Principatës së Monakos.

