Amorim kërkon të largohet me kokën lart nga Lisbona: Sporting mposht 5-1 Estrelan
Fitore e madhe para ditës së 10-të të kampionatit portugez për Sporting, i cili në orët e fundit arriti të mësonte lamtumirën zyrtare të trajnerit të tyre Ruben Amorim drejt Manchester United, kur klubet do të ndalojnë për t'i lënë vend pushimit të kombëtareve.
Trajneri ende dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në Lisbonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe prova erdhi nga ndeshja e mbrëmjes së djeshme, ku bardheblutë morën fitoren numër dhjetë nga po aq ditë ndeshjesh në kampionat, me rezultatin 5-1 kundër Estrela Amadora.
Protagonist i madh ishte qendërsulmuesi suedez Viktor Gyokeres, autor i një paraqitjeje mahnitëse me 4 golat e parë të skuadrës së tij. Tashmë për të janë 16 gola të shënuar në 10 ditë kampionat, shifra vërtet të frikshme që shpjegojnë mirë pse ai është i lakmuar nga klubet e mëdha në Evropë.
