Amir Abrashi, në versionin ultras, kapiteni jep kontribut mes fansave

Skuadra e Grasshopper mori një pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Luganos, edhe falë mbështetjes së Amir Abrashit.

Kapiteni humbi ndeshjen për shkak të pezullimit, por e dha kontributin e tij mes tifozëve, duke u dhënë zemër nga tribuna shokëve të skuadrës.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të këndosh me fansat, nuk ke ftohtë”, thotë 34-vjeçari për Blick.

Abrashi e bën të qartë se pse vendosi ta shikojë ndeshjen nga sektori e tifozëve: "Është një falënderim për tifozët, për mbështetjen e madhe çdo herë. Kur je në mes, e percepton ndryshe.

Është bukur që i kemi ”. Ishte një mbrëmje e suksesshme për kapitenin e Grasshoper.