Vrapi: Shqipëria ka më shumë kapacitete dhe mundësira për identifikimin dhe regjistrimin e krerëve
Rushan Vrapi, Mjek veteriner i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se sipas një sondazi të fundit Shqipëria ka një rënie të numrit të krerëve.
Vrapi: Sistemi Ruda është një sistem që kur u krijua qëllimi i tij ishte identifikimi dhe regjistrimi i të gjitha kafshëve bujqësore ku produketet e tyre shkojnë për tu konsumuar nga popullata.
Ky është një sistem që ka të bëjë me identifikimin e çdo numri krerësh në Shqipëri.
A është sot sistemi Ruda në 100% të kapacitetit të tij?
Këtë nuk mund ta themi.
A ka vend për më mirë?
Sigurisht që ka.
Shqipëria ka më shumë kapacitete dhe mundësira të bëjë për identifikimin dhe regjistrimin e krerëve.
Sipas sondazhit të fundit për numrin e krerëve në Shqipëri vihet re që ka një rënie të numrit të krerëve.
Kjo ndoshta vjen për një sërë arsyesh.
Dhe një ndër to janë edhe politikat e kontrollit shëndetësor të sëmundjeve në kafshë.
Në direktivë thuhet qartë që shërbimi veterinar në këtë aspekt ka bërë një progress pothuajse shumë të vogël.
