Dasho: Raporti i KE-së tregoi që në shëndetësi nuk ka pasur progres, kemi rënie të financimeve për këtë sektor

Dr. Erion Dasho, Ekspert i Politikave Shëndetësore në lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se raporti i komisionit europian ka treguar se në shëndetësi nuk ka patur progress por regres.

Sipas Dashos, raporti gjithashtu konstaton se një përqindje e vogël e investimeve për shëndetësinë shkon për pajisjet mjekësore.

Dasho: Komisioni është i drejtpërdrejtë.

Tregon se në rrugën e integrimit europian nuk ka shaka.

Komisioni ka folur shumë qartë që në shëndetësi nuk ka patur progres, madje ka patur regres gjatë periudhës që mbulon raporti.

Kemi një rënie të financimeve për shëndetësinë.

Kemi një rritje të shpenzimeve nga xhepi i pacientëve.

Dhe këto janë shumë shqetësuese.

Përveç kësaj raporti i komisionit konstaton që një përqindje shumë e vogël e investimeve për shëndetësinë ose shpenzimeve për shëndetësinë shkon drejt investimeve dhe investimet në pajisjet mjekësore sidomos aty ku evidentohen edhe mangësitë më të mëdha në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Të gjitha këto kanë mangësi dhe mangësi të dukshme.

Më pas komisioni ndalet edhe në disa prioritete të BE-së, dhe që ndoshta kanë qenë edhe arsyet e shkaku i këtij vlerësimi siç është lufta kundër duhanit ku ka mangësi.

Siç është programi për mbështetjen e shëndetit mendor ku përsëri konstatohet mangësi.

Kjo duhet të shërbejë si këmbanë alarmi, si ftesë për zgjim të qytetarëve që të kërkojnë të drejtat e tyre në raport me marrjen e kujdesit shëndetësor.