Sulaj: BE konstaton se akoma nuk është plotësuar i gjithë kuadri ligjor i sigurisë ushqimore
Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknoligjisë dhe Ushqimit, UBT, i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se BE konstaton se akoma nuk është plotësuar i gjithë kuadri ligjor i sigurisë ushqimore.
Sulaj: Unë e kam lexuar kapitullin e 12-të me detaje.
Kapitulli i 12-të është kapitulli i sigurisë ushqimore.
Komisioni europian ka bërë një analizë të plotë të tre shtyllave të elementëvë të këtij kapitulli që janë: Siguria ushqimore, shërbimi veterinar dhe shërbimi fito sanitar.
Kur flasim për siguri ushqimore, nënkuptojmë të dy llojet e inspektoriateve të nddërthurura.
Janë tre shtylla të sigurisë ushqimore që ndërlidhen me njëra tjetrën.
Në fakt aty thuhet se ka një progres të limituar.
Do të thotë që progresi i bërë nga një vit më parë është një progres i cili nuk është në nivelet e kërkuar, pra pë rata që kërkon BE.
Në fillim fare të këtij kapitulli përshkruhet se çfarë është arritur në përmirësimet ligjore dhe në reformat ligjore.
Me të drejtë BE konstaton që akoma nuk është plotësuar i gjithë kuadri ligjor i sigurisë ushqimore dhe kryesisht kuadri ligjor që bazohet mbi ligjin për ushqimin.
Pra vërtetë ne kemi një ligj të ushqimit por ne nuk kemi plotësuar të gjithë elementët e akteve nënligjore apo elementët shtojcë që plotësojnë funksionimin e këtij ligji.
