Balluku: Qeveria në vemendje sektorin bujqësor. Denaj: Prodhimi bio, me shumë fitime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 16:42
Më shumë investime për prodhimet bujqësore që rriten biologjikisht dhe pa pesticide.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku e shoqëruar nga ministrja e bujqësisë kanë inspektuar Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor në Lushnjë nga ku premtuan më shumë vëmendje për bujqësinë sidomos për qarkun e Fierit i cili ka edhe peshën më të madhe të prodhimit në vend.
Ministrja e bujqësisë Anila Denaj tha se zbatimi i metodave të reja bujqësore ndikon direkt në cilësinë e prodhimit dhe rendimentin.
Qendra Kombëtare e Transferimit Teknologjik Bujqësor krijon mundësinë e implementimit të inovacionit e metodave të reja të zhvillimit ekonomik, bujqësor.
