Tregtuan mish pule me bakterin e rrezikshëm/ “KFC” nuk mban asnjë përgjegjësi për ushqimin që i serviri shqiptarëve

Televizioni “Ora News” bëri publik faktin se në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri është shitur mish pule i infektuar me salmonelë.

Ky bakter shkakton kontaminimin e ushqimit, ndërkohë që personat e prekur nga salmonela kanë disa simptoma midis të cilave  të vjella, dhimbje koke, të dridhura, gjak në jashtëqitje dhe infeksion të zorrëve.

Sipas  të dhënave  zyrtare, qytetarët shqiptar në dyqanet KFC  kanë konsumuar 1357 kg mish pule me bakterin e salmonelës.

Tregtuan mish pule me bakterin e rrezikshëm/ “KFC” nuk mban

Një situatë alarmante kjo duke u nisur nga fakti që kryesisht  janë të rinjtë ato që e konsumojnë këtë ushqim.

“KFC” u mjaftua me largimin nga frigoriferët e saj të 177 kg mish, por nuk mori asnjë përgjegjësi për sasinë e mishit të infektuar me bakterin e salmonelës që ua serviri klientëve të saj.

Televizioni “Ora News” iu drejtua “KFC” në Shqipëri me një  shkresë zyrtare, duke e pyetur nëse mban përgjegjësi ku subjekt në lidhje me ushqimin e pashëndetshëm dhe të rrezikshëm  që ka tregtuar?

Përfaqësuesi i “KFC” në Shqipëri ka heshtur, duke mos i kthyer asnjë përgjigje pyetjeve që i janë drejtuar.

Tregtuan mish pule me bakterin e rrezikshëm/ “KFC” nuk mban

Duhet të kesh guxim që të tregtosh një produkt që vë në rrezik jetën e konsumatorëve dhe të mos mbash asnjë përgjegjësi.

Asnjë ndjesë dhe shpjegim nuk jep “KFC” as në faqen e saj zyrtare ne lidhje më këtë situatë që në një vend normal do të kishte ngritur në këmbë të gjitha institucionet përgjegjëse. 

Nga ana e saj AKU është munduar të bëjë rolin e “avokatit” të KFC, sepse edhe pas kërkesave të përsëritura nga televizioni “Ora News” nuk ka pranuar të na informojë se cili është subjekti që ka importuar mishin e pulës me prezencë salmonele.