Shkodra në dorën e krimit, RENEA në aksion për "çlirimin" e qytetit, policia mbledh kamerat dhe numëron gëzhojat në zonën ku ndodhi masa*kra

Të tjera detaje zbardhen nga masakra e ndodhur në Shkodër, ku deri tani raportohet për dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, që ndodhen në spitalin Rajonal.

Referuar informacioneve zyrtare, drejt Shkodrës janë nisur forcat RENEA, ndërsa një nga viktimat është një grua që ishte kalimtare e rastit. Ndërkohë që viktima tjetër është identifikuar si Hamza Lici.

Referuar informacioneve zyrtare nga policia, ndërsa njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë është Arlind Bushati. 

Sipas burimeve bëhet me dije se policia po sekuestron pamjet e sigurisë.

Ndërkohë që bëhet me dije se automjeti është ndjekur për disa metra dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gëzhojat janë përhapur kudo përgjatë aksit rrugor Shkodër- Han i Hotit, në afërsi te Dobraçit

Dyshohet se pasi plumbat kanë prekur drejtuesin e makinës tip Benz që ka qenë shënjestra, mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në oborrin e një servisi.

Teksa nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duken automjetet e Policisë dhe ambulancës që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë në lidhje me ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISE

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.