Protesta e opozitës në Elbasan, shoqërohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Janë ndaluar nga policia tre protestues që morën pjesë në mosbindjen civile të opozitës mbrëmjen e së martës në Elbasan.

Policia e Elbasanit shpalli në kërkim dy kryetarë dhe një eksponent të opozitës, të cilët morën pjesën mbrëmjen e djeshme në protestën në Elbasan.

Sipas informacioneve, të shoqëruar nga policia janë kryetari i PD Pogradec Genti Çela, kryetari i PL Pogradec Gentian Çala dhe eksponenti demokrat Luan Tollozhina.

Ata u ndaluan nga policia e Pogradecit për llogari të DVP Elbasan ndërsa mësohet se janë dërguar pranë kësaj drejtorie.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shoqërim apo me ndalim të këtyre personave.