Protesta e opozitës/ Soko: Kur miratuan bashkë amnistinë dhe ndryshuan kodin zgjedhor, nuk ishte i keq Rama?
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko nga ‘’Nisma Thurje’’ në një intervistë në Ora News u shpreh se problemi kryesor i protestës së opozitës është legjitimiteti i saj dhe se opozita me Ramën miratuan amnistinë dhe ndryshuan kodin zgjedhor bashkë, por atëherë nuk ishte i keq Rama.
Soko: Problemi kryesor që ka protesta e opozitës është legjitimiteti i saj.
Ka një problem me moralin kjo gjëja.
Ti nuk mund të jesh armiku i Ramës kur që nga janari i këtij viti dhe deri në shtator të 2024, Rama ka qenë aleati jot.
Tani u bë i keq Rama?
Por në janar kur miratuan amnistinë bashkë, nuk ishte i keq Rama?
Apo kur u ulën bashkë dhe ndryshuan kodin zgjedhor dhe mbyllën listat, nuk ishte i keq Rama, tani u bë i keq Rama?
Por Rama ka qenë i keq gjatë gjithë kohës.
Kërkojnë qeveri teknike, por aty e kishin Ramën.
Aty te komisioni i reformës zgjedhore, le ta vendosnin aty.
Kjo më ngjall një dyshim të madh në lidhje me moralin dhe me vërtetësinë e kësaj që po ndodh.
