Mastoplastika pa shenja/ Teknikat më inovative në Spitalin Amerikan 3 për gjoksin
Të gjitha pacientet që dëshirojnë t’i nënshtrohen procedurës së zmadhimit të gjoksit kërkojnë një pamje sa më natyrale, pa shenja dhe afatgjatë tani e kanë të mundur falë teknikës më të avancuar që ofrohet në Klinikën Vivia, pranë Spitalit Amerikan 3.
Teknika inovative aksilare-subfaciale, ofron rezultate të shkëlqyera dhe shmang efektet anësore e zhvilluar nga Profesori Cemal Aygit, kirurg plastik dhe rikonstruktiv, me një eksperiencë të admirueshme botërore.
"Janë tre lloje prerjesh që përdoren për zmadhimin e gjoksit, nën gjoks, rreth thithit dhe nën sqetull. Zakonisht kirurgët përdorin prerjen nën gjoks për të vendosur implantet pasi është më komode për ta dhe operacioni zgjat më pak.
Por nëse pacientja është kandidate e përshtatshme, prerja aksilare është e preferuar sepse ofron një rezultat më natyral, pa shenja të dukshme dhe shërim më të shpejtë”
Kirurgu turk shpjegoi avantazhet e kësaj teknike në krahasim me teknikat e tjera.
“Në ndryshim nga vendosja e implantit me prerje nën gjoks që ka disa disavantazhe, siç është risku për kontraktim kapsular që shkakton deformim të gjoksit dhe parehati te pacientet, apo një pozicionim të gjinjve shumë lartë ose shumë poshtë, teknika e re aksilare-subfaciale, pra me prerje nën sqetull, i shmang këto risqe dhe rezultatet e saj janë më natyrale dhe pa shenja të dukshme”.
Me një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare ofron teknika të avancuara dhe të personalizuara
“Kandidatet optimale për këtë lloj procedure janë ato pa ptozë apo siç njihet ndryshe, gjoksi i varur.
Efektet e kësaj teknike zakonisht zgjasin mbi 10-15 vjet dhe nëse shtatzënia ose ushqyerja me gji shkaktojnë ndryshime, është e mundur të zëvendësohen implantet përmes të njëjtës prerje”.
Profesor Aygit është gjithashtu ekspert në estetikën abdominale, liposuksion, injeksione të dhjamit, rinoplastikë, otoplastikë, blefaroplastikë, estetikë të këmbëve, vitheve dhe gjenitale.
Të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë në Klinikën Vivia në Spitalin Amerikan 3.
