Prioritetet e qeverisë 2025, shtesë fondi për infrastrukturë, energji, shëndetësi dhe në mbrojtje

Shëndeti, mbrojtja, infrastruktura dhe energjia do të marrin peshën kryesore në buxhetin e vitit të ardhshëm, po ashtu dhe arsimi ka një rritje ndërsa në të njëjtat nivele mbetet parlamenti dhe presidenti mbesin në të njëjtin nivel

Buxheti 2025, si do te ndahet mes institucioneve

Ne buxhetin e 2025, infrastruktura e energjia, shëndetësia dhe mbrojtja do të jenë në qendër të vëmendjes

Sipas draftit të paraqitur në kuvend per sektorin energjetik dhe insftrukturen pritet te vihen ne dispozicion 74 miliard leke, me një rrtitje prej 20 miliardë krahasuar me vitin e shkuar.

Ne kete fushë fondeve do te perqendrohen ne transportin rrugor, ate detar, dhe investimeve ne ujejselles kanalizimeve.

Arsimit ka një shtesë prej 9.8 miliarde lekësh, duke kapur vleren e 62 miliarde leke. Ne kete fushe rreth gjysma e fondit është shkon per arsimin baze perfshire dhe ate parashkollor.

Po ashtu buxheti per shendetesine rritet me 2.4 miliarde, ku fokusi do të jetë sherbimet e kujdesit dytesor, ndjekur me pas nga perkujdesi social per femijet me aftesi te kufizuar,apo familjet me problem ekonomike.

Per ministrine e Mborjtes ne dispozicion nga buxheti i shtetit jane planifikuar ne masen e 52.6 miliarde leke, me nje rritje prej 4.3 miliarde. shtesën me të madhe e marrin forcat e luftimit me gati 28.8 miliarde leke.

Ministria e brendshme pritet te kete nje fond rreth 31 miliarde leke, me nje rritje prej 5 miliarde, krahasduar me vitin actual qe eshte financuar ne masen e 25.9 miliarde.

Zerat qe pritet te perditojne ne kete institucionet jane, Policia e Shtetit me 25.2 miliarde lek, ndjekur nga garda e republikes.

Nderkohe SPAk po ashtu pritet te kete nje financim te palnifikuar ne masen e 2.1 miliarde, nga 1.9 qe eshte ne vitin 2024.

Ndryshe nga nje vit me pare, institucioni qe do te perfitoje me pak fonde ne vitin e ardhshem pritet te jete Kuvendi. Por edhe presidenca nuk ka ndryshime thelbësore megjithatë me 8 milionë lekë më shumë se viti I shkuar.