Sejko: Për herë të parë investitorët e huaj po blejnë borxhin e Shqipërisë

Kreu i bankës së Shqipërisë vë në dukje se për herë të parë po rritet interesi i investorëve të huaj për të investuar në borxhin e Republikës së Shqipërisë

Erjon Braçe: Shqipëria ka dalë në treg të lirë sa i takon borxhit, kryesisht në Eurobond! A keni informacion për individë, kompani grupe që janë në treg të lirë dhe vijnë nga vende jo mike që bëhen pjesë e transaksionit të borxhit të Shqipërisë?

Sejko: Për momentin nuk kemi informacion. Jemi në analizë për të parë investitorët e huaj që ndërhyjnë në borxhin e Shqipërisë.

Përtej pyetjes tuaj lajm i mirë është se ka interes nga investitorët e huaj për të investuar në borxhin e Republikës së Shqipërisë, pra në bonot e thesarit.

Kjo është hera e parë që shohim interes nga investitorët e huaj për të investuar në këtë borxh, bono thesari.

Këto investitorë janë nga banka të nivelit të dytë me vende origjine nga vendet e BE-së. Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri nga mëmat e tyre kanë kërkesa për të investuar në bono thesari. Pra me euro ata investojnë në lek.

Kjo është një nga faktorët që ka ndikuar në mbiçmimin e mëtejshëm të euros, mes faktorëve të tjerë.

Kryetari i komisionit, Erjon Braçe vuri theksin tek nevoja e ndërtimit me ligj një sistem kontrolli me qëllim që ekonomia e hapur të mos infektohet nga kapitale që e kanë origjinën e tyre nga vende jo mike.

Sistemi bankar e financiar i këtij vendi duhet të jetë në alert të vazhdueshëm edhe për këtë.