Çmimi i vajit të ullirit/ Pilku: Në krahasim me tregun Evropian dhe Greqinë, në Shqipëri është më lirë

Eksperti i Bujqësisë, Ilir Pilku në një intervistë në Ora Neës u shpreh se aktualisht çmimet e vajit të ullirit në Shqipëri krahasur me tregun në Greqi apo Evropë janë më të lira.

Pilku: Aktualisht çmimet janë në krahasim me tregun evropian dhe Greqinë gjithashtu çmimet janë më të mira në Shqipëri.

Një vaj ulliri mesatarisht në Shqipëri aktualisht po tregtohet me 7500 lek të vjetra deri në 8000 mijë lek të vjetra.

Ndërkohë që çmimet në Greqi sot janë rreth 10.5 euro.

Në Itali janë 11 euro pra flasim për çmime që dalin nga fabrika.

Janë rreth 30% më shtrenjtë se vaji që po tregtohet nga fabrikat në Shqipëri.