''Torta'' e parave për bashkitë/ Qytetet e mëdha me peshën kryesore në buxhet, Kavaja e para nga PD

Thuajse në të gjtihë bashkitë e vendit për vitin e ardhshëm parashikohet një rritje me rreth 20 për qind të buxhetit.

Në shpërndarjen e fondeve, pjesën më të lartë e marrin qytetet e mëdha, ndërsa më tej përshkallëzohet sipas peshës.

Në vend të parë mbetët Tirana që shkon  me nëj buxhet të dhënë nga qeveria prej 6 miliardë lekësh ose 871 milionë më shumë se viti që po kalojmë.

Në të dytin renditet durrësit të cilit i jepen 370 milionë më shumë dhe në një total prej 2 miliardë e 340 milionë lekë.

Më tej elbasani e fieri e kamza kanë shtesë nga 210 milionë deri në 259 milionë lekë.

Sa I përket bashkive që drejtohen nga të zgjedhurit democrat fondin më të lartë do ta ketë kavaja.

Në total pushteti qendror I ka dhënë 659 milionë lekë duke i shtuar 93 milionë.

Më tej është mirdita që ja 547 milionë lekë në dispozicion.

Megjithatë duket se në shpërndarje nuk ka diferencime në formulen e përllogaritjes.

Për të 61 bashkitë për menaxhimin e mbetjeve urbane do të shkojnë 819 milionë lekë ndërsa për mbrojtjen nga zjarri fondi shkon në 2 miliardë me një rritje prej rreth 35 për qind.

Rritja e pagave po ashtu ka një shtesë të ndjeshme ashtu si dhe për arsimin parauniversitar.

Tashmë drafti me ndarjet do të nisë të diskutohet në parlament ku bashkitë do të kenë të drejtën të bëjnë propozime shtesë.