EMRI/ Sherr me thi*a mes adoleshentëve në gjimnazin e Fushë Krujës, plagoset 17-vjeçari

Një plagosje me thikë është regjistruar në oborrin e gjimnazit ‘Shote Galica’ në Fushë Krujë.

Raportohet se është plagosur 17-vjeçari Klinsman Dani.

Ai është goditur nga një bashkëmoshatar i tij.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në këtë plagosje.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka plagë të thella dhe ka pasur hemorragji të madhe.