Aksidentoi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka aksidentuar një 63-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Fatkeqësisht e moshuara ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Valias, ka aksidentuar shtetasen L. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.