E reja shfrytëzohet nga bashkëjetuesi për pros*titucion/ Bashkëpunëtore një 34-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 17:04
Një 25-vjeçare ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Policisë Maliq se rreth 1 vit më parë është shfrytëzuar për prostitucion.
Ajo ka deklaruar para bluve se shfrytëzimi është bërë nga ana e bashkëjetuesit të saj, 34-vjeçarit A. F. dhe 34 vjeçares R. M.
Menjëherë pas deklarimit të 25-vjeçares ka nisur puna për kapjen e 2 shtetasve.
"Nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.
