Ekskluzive/ Shoqërohet në polici personi që goditi me vezë dhe kos, Belerin (VIDEO)
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 11:39
Fredi Beleri u prit me fyerje dhe sulme ditën e djeshme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që kishte ardhur në Tiranë.
Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit, ku një një qytetar pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë.
Ky qytetar ditën e sotme është shoqëruar për të dhënë një deklaratë në Polici.
Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, nisi dje vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor.
Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.
