Sherr mes dy adoleshentëve në Elbasan, 14-vjeçari përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 16:04
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30, ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi R. T., 14 vjeç, i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), dyshohet nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi D. R., si pasojë e një konflikti të castit gjatë lojës në një ambient sportiv.
I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë). Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit
