PROTESTA - LIVE/ Bozdo nga rrethrrotullimi i Levanit: Protestë për regjimin autokratik

Opozita ka nisur mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Opozita paralajmëroi bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00.

Deputetët e PD-së u shpërndanë në 6 akse kryesore dhe është parashikuar të paralizohet qarkullimi për tre orë.

Drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.

Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit, Eno Bozdo, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga rrethrrotullimi i Levanit u shpreh se ka një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, jo vetëm në një qytet, por në të gjithë Shqipërinë.

"Ka një pjesëmarrje shumë të madhe që i janë përgjigjur thirrjes së partisë Demokratike, që në shenjë të mosbindjes civile të protestojnë për gjendjen e vendin, për regjimin autokratik.

Ju i keni parë lajmet, kjo po ndodh kudo në Shqipëri, ne po bëjmë detyrën tonë, të ngremë zërin. Nuk ka pasur asnjë lloj konflikti dhe shpresoj të jetë deri në fund.

Kemi ngritur një grup koordinimi, ku në rastet ku do ketë ambulanca apo njerëz të sëmurë, do nxirren nga bllokimi. Nuk kemi asgjë me qytetarët, në po ë bëjmë këtë për qytetarët", deklaroi Bozdo.

NDIQNI PROTESTEN LIVE