PROTESTA - LIVE/ Pavarësisht bllokimit, protestuesit i hapin rrugën ambulancës

Dhjetëra qytetarë të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të ushtruar të drejtën e tyre të mosbindjes civile, në shenjë kundërshtimi të atij që e cilësojnë  soi narko-regjimin e Edi Ramës.

Nga pamjet e siguruara nga “Ora Neës”, dallohet një autoambulancë e cila u lejua të kalojë nga protestuesit pavarësisht bllokimit të rrugës te “Sheshi Shqiponja”, ku një  numër i lartë qytetarësh të cilët kanë bllokuar hyrjen aksin kryesor të hyrjes në kryeqytet.

 Drejtues dhe strukturat e PD-së ndodhen në terren sëbashku me qytetarët, të cilët protestojnë për të siguruar qeveri teknike dhe lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha nga arresti politik.

NDIQNI PROTESTEN LIVE