PROTESTA - LIVE/ Paloka: Bllokimi i rrugëve, ky ishte qëllimi sot, nuk do të ketë veprime të tjera

Deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili ndodhet në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, tha se protesta do të vijojë ashtu sikundër është njoftuar. Ai tha se qëllimi i protestës së sotme është bllokimi i akseve rrugore dhe nuk do të ketë veprime të tjera.

Edi Paloka: Është mirë që policia të mos provokojë qytetarët  sepse ne do ta qojmë deri në fund atë që kemi nisur dhe e kemi deklaruar publikisht ditë më parë.

Sot aksioni është bllokimi i akseve rrugore në të gjithë vendin.

Do të jemi këtu për kohën që  kemi paralajmëruar dhe pastaj do të shpërndahemi.

Cdo gjë vjen në bazë të reagimit që marrim sepse ne tashme kemi shpallur edhe kërkesat tona të cilat qeveria teksnike është kërkesa kryesore e opozitës. Gjitha beteja jonë bëhet për këtë qëllim.

NDIQNI PROTESTEN LIVE