Protestuesit bllokojnë akset kryesore, por i hapin rrugë 3 autoambulancave, Balliu i lejon të kalojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 18:26
Opozita në protestën sotme ka bllokuar rrugët kryesore në Shqipërisë, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Por ndërkohë demokratët në drejtimin e Klevis Balliut në shenjë qytetarie kanë lejuar që autoambulanca të kalojë.
Deputetët demokratë janë shprehur se qëllimi i aksionit të sotëm të mosbindjes civile është bllokimi i rrugëve për tre orë.
Ata kanë kërkuar krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
