VIDEO/ Tezja e Monika Kryemadhit paraqitet në GJKKO për të tërhequr vendimin e plotë

Motra e Fatime Kryemadhit ose tezja e Monika Kryemadhit u paraqit në Gjykatën e Posacme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela.

Vendimin e tërhoqi mesditën e kësaj të marte në sekretarinë e Gjykatës.

Të mërkurën e kaluar, gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe 3 masa të tjera sigurie “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixho.

Që nga marrja e vendimit fizikisht palët kanë 5 ditë afat ta anikojmë në Apelin e Posaccëm.