U rrëzua nga shkallët e banesës, i moshuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Një 75-vjeçar ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës si pasojë e rënies aksidentale nga shkallët e banesës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Ditën e djeshme, ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij, në fshatin Hysgjokaj. Vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.