Meka: Inflacioni i ulët, sinjal i mirë për ekonominë. MOODY'S vlerësim të lartë

Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka në një intervistë në Ora Neës u shpreh se ulja e vazhdueshme e inflacionit është një sinjal I mirë për ekonominë.

Meka: Nëse mund të themi për 2024-ën, ndoshta lajmi më i mirë flasim gjithmonë në terma të zhvillimit ekonomik përtej aspekteve të atyre informacioneve të zakonshme që kanë të bëjnë me rritjen e ekonomikë në nivelet 3.4 apo 3.5%.

Ulja e vazhdueshme e inflacionit që është një sinjal shumë i mirë për ekonominë dhe sigurisht ato sektorët specifikë të ekonomisë që kanë dhënë tonin zhvillimit ekonomik këtë vit sic është ndërtimi dhe turizmi.

Duhet thënë që lajmi më i mirë është rritja e notës së klasifikimit apo të vlerësimit nga agjencitë e klasifikimit të rrezikut, MOODYS që për herë të parë e nxjerr Shqipërinë që kur kemi marrë vlerësimin e parë diku 14 vite më parë në nivelin B1 dhe jemi tani në nivelin BA3 pra është një nivel i përmirësuar goxha.

Meka: Inflacioni i ulët, sinjal i mirë për ekonominë.