Rama: Rikonstruksioni i rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa zhvillon zonën dhe rrit turizmin
Rruga Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1, me gjatësi 4.8 km ka nisur t137 rikonstruktohet duke iu përgjigjur kërkesave të komunitetit të zonës, por edhe duke e vendosur atë në funksion të turizmit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë rrugë që nis në dalje të Kombinatit dhe përfundon afër fshatit Pezë-Helmës.
“U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se ky aks do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë.
Pas rikonstruksionit rruga Kombinat – Ndroq – Plepa do të shërbejë si një alternativë për të aksesuar qytetin bregdetar dhe anasjelltas.
